服务承诺
资金托管
原创保证
实力保障
24小时客服
使命必达
51Due提供Essay,Paper,Report,Assignment等学科作业的代写与辅导,同时涵盖Personal Statement,转学申请等留学文书代写。
51Due将让你达成学业目标
51Due将让你达成学业目标
51Due将让你达成学业目标
51Due将让你达成学业目标私人订制你的未来职场 世界名企,高端行业岗位等 在新的起点上实现更高水平的发展
积累工作经验
多元化文化交流
专业实操技能
建立人际资源圈Shkrimtar
2013-11-13 来源: 类别: 更多范文
Ja sëmundjet gjenetike më të përhapura….
Sëmundjet
Sëmundjte gjenetike mund të jenë me mijëra, por shefi i Gjenetikës në vendin tonë, renditi më kryesoret. Kështu, sipas tij, të dhënat e pjesshme tregojnë se popullata shqiptare mund të ketë 1 në 25 individë bartës të fibrozës cistike (FC), që është sëmundje shumë e rëndë dhe prek disa organe. Pra, kjo sëmundje, sipas Zoraqit, zë vend në 4% të popullatës, që do të thotë se, 1 në 625 martesa bëhen midis individëve bartës të kësaj sëmundjeje dhe parashikohet se çdo vit të lindin rreth 25 fëmijë me këtë sëmundje. “Talasemia është gjithashtu sëmundja gjenetike më e përhapur në Shqipëri.
Mendohet se, të paktën 5% e popullatës, janë bartës të një gjeni me defekt të talasemisë, që do të thotë se, të paktën 1 në 1600 fëmijë të sapolindur, është i sëmurë nga talasemia”,- pohon doktor Zoraqi, duke shtuar se në disa zona të veçanta, shifrat janë akoma më alarmante, pasi përqindja e bartësve është me e lartë, sepse shkon nga 10 deri 20%. Sipas tij, kjo to të thotë se në ato zona, 1 në 100 fëmijë mund të lindë i sëmurë talasemik dhe 1 në 50 fëmijë lind bartës i talasemisë. Popullata të tilla e kanë të detyrueshëm testin për identifikimin e bartësve.
Gjithashtu, ai shpjegon se edhe sindroma e down-it, është një nga sëmundjet gjenetike, që vjen si pasojë e anomalive të numrit të kromozomeve tek njeriu, që është mjaft e përhapur në vendin tonë. “Është sëmundja më e përhapur kromozomike, me rreth 1 në 1000 fëmijë që lindin down dhe shfaqja e kësaj sëmundjeje është e lidhur me moshën e nënës në lindje”,- pohon Zoraqi, duke shtuar se tek nënat që lindin fëmijë në moshën 40 vjeç e lart, kjo shpeshtësi rritet 1 në 50 fëmijë të sëmurë.
Ndërkohë, ai shpjegon se edhe shurdhësia e lindur është një sëmundje gjenetike që prek organin e dëgjimit, sipas tij, është disa formëshe. Janë përgjegjës disa gjene, sipas formës së sëmundjes, por në laboratorin tonë analizohet gjeni më i përhapur, që mbulon rreth 70% të të sëmurëve me shurdhëri të lindur
Analizat
Çdo vit lindin rreth 250 fëmijë me sëmundje gjenetike, ndërkohë që në katër vjet janë bërë vetëm 250 analiza paralindjeje për këto sëmundje. Sipas shefit të kësj qendre, Zoraqi, nga këto, rreth 120 analiza kanë qenë për anomalitë kromozomike (sindroma down), 70 analiza për fibrozën cistike, 30 analiza për talaseminë dhe 30 analiza për sëmundjet e tjera gjenetike të marra së bashku.
“Nga 250 analiza, është bërë e mundur të parandalohet lindja e fëmijëve të sëmurë me talasemi, fibrozë cistike dhe sindromën down në 40 raste, pra rreth 10 raste në vit”, - pohon Zoraqi, duke shtuar se kjo është shumë pak në krahasim me rreth 250 fëmijë në vit, që lindin të prekur nga sëmundjet gjenetike më të përhapura si, talasemia, fibroza cistike, sindroma down, distrofia muskulare, atrofia muskulare spinale dhe shurdhësia e lindur.
Kjo mospërputhje midis nevojës për diagnoza para lindjes dhe bërjes reale të tyre, vjen si rezultat i mungesës së një strategjie kombëtare për sëmundjet gjenetike, që përcakton një protokoll të qartë për identifikimin klinik nga ana e mjekëve, diagnostikimin me metodat biokimike e molekulare, dhe masat për parandalimin, si dhe trajtimin e tyre.
KANCERI I LEKURËS
Këshilla për të shmangur rrezikun
156- Eliminoni sa më shumë ekspozimin e rrezeve ultra vjollcë, sidomos në orët më të nxehta të ditës.
157- Evitoni djegiet nga dielli.
158- Përdorini kapele për të mbrojtur fytyrën e cila është e ekspozuar si në verë edhe në dimër nga dielli.
159- Përdorni veshje dhe rroba mbrojtëse (mëngë të gjata, pantallona të gjata) kur e dini që do të qëndroni shumë në diell.
160- Përdorini aparatura që u ndihmojnë të nxiheni (rrezet artificiale) që bllokojnë si rrezet UVA dhe ato UVB.
ASTMA
Si të luftoni astmën
161-Këshillohet të pihen sa më shumë çajra me përzierje bimore, të nxehtë, pasi ato ndihmojnë në largimin e kollës.
162-Duhet të shmanget pirja e cigares për sa kohë që të sëmurët kanë kollë, pirja e përkeqëson më tepër shëndetin.
163-Këshillohet uji me mjaltë dhe limon, ndihmon në zbutjen e fytit.
164-Këshillohet mbajtja pranë e 1 gote uji, lehtëson kollën, nëse kollitesh gjatë natës.
165-Këshillohet të mos përdoren ushqime, si vezë, qumësht që
shkaktojnë astmë.
Këmbët
Këshilla për infeksionet në këmbë
167-Mos i mbani këmbët në këpucë më shumë se tri orë.
168-Trajtoji çdo ditë me ujë të ngrohtë, brenda së cilës duhet të keni hedhur vaj bajame ose rozmarinë.
169- Gjatë verës është mirë që përdorni vetëm shapka ose sandale, në mënyrë që këmbët të ajrosen sa më shumë.
170-Burrat janë më problematikë në sëmundjet e gishtave të këmbëve.
171-Morthi, është sëmundje që u krijohet zakonisht atyre njerëzve që i veshin çorapet e lagura ose nuk u djersinë këmbët.
PAGJUMËSIA
Këshilla për të stimuluar gjumin:
172. Ushtrimet ju ndihmojnë që të flini, por evitoni ushtrimet e shkurta para se të shkoni në shtrat.
173. Një dush i ngrohtë para se të shkoni në shtrat do t’u vinte shumë në ndihmë.
174. Evitoni konsumimin e pijeve që përmbajnë kafeinë (kafe, kakao dhe koka kola), sidomos natën vonë.
175. Seksi para se të jetë koha për gjumë mund të jetë një mënyrë për të përafruar gjumin tuaj. Meshkujt mund të flenë pas seksit, ndërkohë që femrat mund të mbeten shumë energjike.
176. Lexoni një libër derisa të ndiheni të përgjumur. Nëse nuk jeni në gjendje të flini, çohuni përsëri.
177-Uluni dëgjoni pak muzikë ose vazhdoni të lexoni derisa të kalojë gjysmë ore. Atëherë gjumi me siguri që nuk do “t’u bëjë naze” .[pic] Eris Agolli e 10 F.

