服务承诺
资金托管
原创保证
实力保障
24小时客服
使命必达
51Due提供Essay,Paper,Report,Assignment等学科作业的代写与辅导,同时涵盖Personal Statement,转学申请等留学文书代写。
51Due将让你达成学业目标
51Due将让你达成学业目标
51Due将让你达成学业目标
51Due将让你达成学业目标私人订制你的未来职场 世界名企,高端行业岗位等 在新的起点上实现更高水平的发展
积累工作经验
多元化文化交流
专业实操技能
建立人际资源圈Prill
2013-11-13 来源: 类别: 更多范文
_ {draw:g} _Prill 2010
{draw:rect} {draw:frame}
Lista e ideve
{draw:frame}
Gjeneza e veprës
Koha kur u shkruajt
Konflikti, personazhet. Nënteksti Social
Mjetet stilistikore
Elementë e stilit të autorit
Kompozicioni i veprës
{draw:frame}
{draw:frame}
Gjeneza e veprës
Romeo dhe Zhulieta, mendohet rrjedh nga një traditë e dashurive tragjike e cila daton që në antikitet. Një nga këto është Pirami dhe Tisbeja nga Metamorfoza e Ovidit, poetit të lashtë romak. Ngjarja e zhvilluar është paralele me atë të historisë së Shekspirit: prindërit e të dashurarve janë në mosmarrëveshje me njëri-tjetrin. E shkruar në shekullin e tretë kjo veper ka shumë ngjashmeri te tjera me tragjedinë e Shekspirit ku mund te permendim ndarjen e te dashurarve si dhe përgjumjen me helm.
Sigurisht kjo është vepra më e lashtë dhe nuk mund të quhet një version tamam i tragjedisë së shkruar nga Shekspiri. Versioni më i hershëm besohet të jetë historia e përrallës së Masuccio Salernitano-s, Mariotto e Gianozza, vendosur në Siena në kohen e jetës së tij, rreth shekullit XV.
{draw:frame} Luigi da Porto ishte ai qe adapton historinë si Romeo dhe Zhulieta të cilën e publikon më 1530. Ai shtoi nga parardhësit, si dhe ndryshoi emrin e familieve të të dashurarve në Montag dhe Kapulet, gjithashtu dhe vëndin në Veronë. Ai gjithashtu shtoi personazhet si Merkuri, Tibalti dhe Parisi. Da Porto na e jep këtë vepër si një ngjarje e cila ka ndodhur me të vërtetë një shekull para se Salernitano ta shkruante. Montagët dhe Kapuletët kanë qënë në luftë politike për 13 shekuj gjë e cila përmendet dhe në Purgatorin e Dante-s.
Poema Historia tragjike e Romeos dhe Zhulietës në 1562 u përkthye nga Arthur Brooke, nga ku mendohet se Shekspiri merr bazën e tragjedisë dhe i shton kësaj vepre detaje të mëtejshme.
Koha dhe teksti
Botimi origjinal në anglisht ka 3020 rreshta.
Koha kur u shkruajt
Sic e përmenda dhe mësipër koha e shkruajtjes nuk dihet me saktësi, por epoka sigurisht që mund të përcaktohet. Koha e shkruajtjes së tragjedisë dhe e gjithë jeta prej dramaturgu e Shekspirit i përkon epokës së teatrit Elizabetian.
Të vecanta në këtë teatër janë faktet se u nda nga teatrot e llojeve mesjetarë, të cilat kishin në thelb tema biblike. Të vecantë kishte dhe fakti se filluan të trajtoheshin tema sociale të cilat kishin shikim të gjerë jo vetëm nga populli, por edhe funksionarë të lartë. Përsa i përket performancës veprat viheshin jo më shumë se nëntë ditë në skenë. Skenografia nuk ishte shumë e pasur, por plotësohej nga kostumografi jashtëzakonisht e pasur. Llojet e teatrove kishin karakter historik kryesisht ku u dallua kjo epokë për tragjeditë hakmarrëse dhe komeditë.
Analizë e fakteve politike dhe fetare
Në Anglinë e Shekspirit mbreteronte Elizabeta e I-rë. Elizabeta njihet për reformat e shumta si dhe për zgjuarsinë e saj në udhëheqje. Në ato vite Anglia ishte e ndarë në protestant dhe katolikë, gjë që kishte krijuar përcarje në popullsi. Detyra që ajo i vendos vetes ishte, ti jepte fund kësaj ndarje. Parardhësit e saj ishin ekstremist ndërsa Elizabeta ishte jashtëzakonisht tolerante dhe kërkonte një rrugë të mesme.
Ajo ndërmer një reforme mjaft të rëndësishme, aktin e supermacisë e cila e bënte atë governatoren supreme të kishës. Kundërshtimet ishin të shumta. Elizabeta u mundua për një rrugë të mesme, por ajo pati ndikim të madh nga familia e cila ishte protestante dhe shpesh u shfaq si përkrahëse portestante, në një popullsi ku shumica ishte akoma katolike.
Dicka duhet ditur se politka dhe feja në atë kohë kanë qënë shumë të lidhura bashkë. Ndryshimi në një fe sillte dhe ndryshim në politikën e jashtëme, pasi kishim një Gjermani të fuqishme protestante, por një Francë dhe Spanjë katolike.
Sidoqoftë veprat e Shekspirit nuk kishin ndonjë ndikim të dallueshëm nga jeta feteare e kohës, por nga ajo politike po. Shekspiri nga familia ishte Katolik, por besohet se ai ishte ateist në besim.
Konflikti, Personazhet. Nënteksti Social

