代写范文

留学资讯

写作技巧

论文代写专题

服务承诺

资金托管
原创保证
实力保障
24小时客服
使命必达

51Due提供Essay,Paper,Report,Assignment等学科作业的代写与辅导,同时涵盖Personal Statement,转学申请等留学文书代写。

51Due将让你达成学业目标
51Due将让你达成学业目标
51Due将让你达成学业目标
51Due将让你达成学业目标

私人订制你的未来职场 世界名企,高端行业岗位等 在新的起点上实现更高水平的发展

积累工作经验
多元化文化交流
专业实操技能
建立人际资源圈

Ç'Është_Shteti_Dhe_Si_E_Kryen_Ai_Detyrën_E_Tij

2013-11-13 来源: 类别: 更多范文

Ç'është shteti dhe si e kryen ai detyrën e tij Në qoftë se do të donim të përkufizonim me pak fjalë, fjalën “shteti” do të ishte e vështirë pasi kjo fjalë përfshin brënda saj një sërë institucionesh, funksione, popullsinë me interesa te ndryshme dhe shumë e shume të tjera. Koncepti "shtet" ka kuptimin e një dukurie historike, ideje filozofike, forme të vazhdueshme dhe të organizuar të udhëheqjes së njerëzve ose konkretisht të fenomenit bashkëkohor. Por do të mund të përmëndim elementët kryesorë të një shteti që janë; teritori, popullsia dhe sovraniteti, dhe s'mund të llogaritet për shtet asnjë organizëm apo organizim që se ka njërin prej këtyre elementeve. Po ashtu si s'mund të ketë shtet pa hapësirë të caktuar gjeografike dhe një popullsi relativisht të madhe, ndonëse njihen edhe shtete liliputësh brenda vijës së verdhë të një qyteti.. Shteti shqiptar i krijuar në vitin 1912, i copëtuar në vitin 1913 duke i lënë jashtë hapërsirave të tij gjeografike gati gjysmën e popullsisë, ariti megjithatë të mbijetojë ndaj ''orekseve'' të shteteve fqinje, për ta fshirë ata nga harta e Ballkanit. Sipas Aristotelit, shteti është një mendim i përgjithshëm i shfaqur në trajtën e ndarjes së detyrave dhe bashkimit të mundimit. Duhet theksuar se fjala shtet është e relativisht e re, është zhvilluar në mënyrë graduale në term të përgjithshëm për trupin politik mes shekullit XIV dhe fundit të shekullit XVII. Sipas Magerit, rrënja e këtij termi gjëndet te fjala ''status'' që është përdorur për shënimin e gjendjes, fuqisë, pozitës, të ardhurave dhe fisnikërisë së princit (status regalis) dhe për llojin ose përbërjen e politikës. Brenda një shteti,jeta regullohet dhe funksionon sipas normave dhe ligjeve të hartuara nga pushteti politik. Pushteti politik racionalizohet dhe përqëndrohet në një teritor të caktuar duke ju larguar të drejtës feudale, mesjetare në të cilën sovranët mund të ishin njëkohësisht subjekte te njëri-tjetrit në teritore të ndryshme. Sipas sociologut anglez Ëalter Bagehot në veprën e tij Fizika dhe politika pohon se pushteti korrespondon me tre periudha: a) Periudha e dokeve dhe zakoneve - në të cilën nuk ekziton fare qeverisja ose pushteti. b) Periudha e luftës mes grupeve, kur njëri grup ka arritur ta nënshtrojë tjetrin - faza e paraqitjes së bërthamës së shtetit. c) Periudha e polemikës, kur si rezultat i përplasjeve dhe kompromisit lindi shteti dhe paraqet formën më të lartë të zhvillimit politik. Sot ne do të mund të gjenim disa teori të cilat të përkufizojnë secila më mënyrën e saj konceptin e fjalës “shteti”. Disa nga këto teori janë teoria marksiste dhe materializmit historik në periudhën kaluese prej bashkësisë së parë njerëzore joklasore në formacionin e parë klasor janë paraqitur ato kushte ekonomike në të cilat për herë të parë shfaqet shteti. Sipas kësaj teorie kushti kryesor shoqëroro-ekonomik që ka çuar deri te lindja e shtetit është prona private dhe grumbullimi i pasurisë, gjëra këto që e kanë ndarë shoqërinë në klasa shfrytëzuese dhe të shfrytëzuara. Nje teori tjeter per shtetin është ajo e kontratës shoqërore, elementet e së cilës i shihen qysh te sofistët e botës antike greke. Sipas kësaj teorie, zanafillës së shtetit i paraprin periudha e gjëndjes natyrore, kur të gjithë njerëzit kanë qenë të barabartë . Ajo thotë se shtetin e krijojnë njerëzit, të cilët ia bartin atij një pjesë të të drejtave të tyre natyrore ose të gjitha ato me qëllim që të shpëtojnë prej sundimit të pasioneve, luftës, frikës, vetmisë, barbarisë, mosdijes si dhe të jetojnë në “perandorinë” e qetësisë, sigurisë, pasurisë, dijes, vullnetit të mirë etj. Duke qënë se ja bartin atij të drejtat, nuk do të thotë se e lejojnë atë tu kufizojë apo ca më keq, tu mohojë këto të drejta.Duke ja bartur atij të drejtat e tyre, ata,shtetasit kërkojnë me të drejtë përsosjen e këtyre të drejtave dhe jo cungimin e tyre në një mënyrë apo në një tjetër. Teoria patriarkale si një ndër më të vjetrat, është përpjekur që origjinën e shtetit ta interpretojë me faktorë shoqërorë. Ajo niset nga pikëpmaja se shteti është vetëm formë e zhvillimit të familjes dhe qeverisja me shtetin është një llojë dore e zgjatur e qeverisjes së familjes në bashkësi të gjerë. Një teori tjetër është ajo idealiste, përfaqësues më i mirë i së cilës është Hegeli, i cili shtetin e konsideron si personifikim të arsyes së përgjithshme. Sipas Hegelit, shteti është shkalla më e lartë e zhvillimit të idesë absolute, "ecje e Perëndisë mbi tokë" Shteti mund të jetë; a)- diktatorial qoftë ky i diktaturës komuniste, juntë ushtarake, shtet fashist apo mbretëri dhe b)-shtet demokratik. Duke qënë se shtetet diktatoriale i përkasin së kaluarës le të flasim për shtetin demokratik, për të cilin aspirojnë vullnetet dhe mëndjet e masave progresiste intelektuale dhe mbarë popullore të gjithë botës. Detyra kryesore e shtetit demokratik është mbrojtja e rendit shoqëror demokratik. Kur në vend ekzistojnë lëkundjet dhe trazira sociale e anarki, detyra kryesore e shtetit është përpjekja për aritjen e paqës, rendit dhe stabilitetit, edhe në qoftë se për tu realizuar kjo duhet përdorur froca, e drejtë kjo ekskluzive dhe legjitime e shtetit, atëherë edhe kjo do përdoret. Por këtu lind dhe reziku i parë i shtetit nga pushteti, sepse tejkalimi i të drejtës së ushtrimit të forcës, sidomos mbi masat popullore kur ato protestojnë demokratikisht, sjell prishjen e ekulibrave demokratikë brenda një shteti. Forca duhet btë përdoret mbi grupet e grupazhet prishëse të rendit kushtetues dhe jo mbi popullin protestues. Një funksion tjetër i shtetit demokratik është pengimi i monopoleve private, sigurimi i hapësirës për një konkurrencë të lirë dhe të shëndoshë në bazë të parimit të ndërmarrjes ose iniciativës së lirë. Funksion i cilësisë me peshë të madhe është edhe organizmi i procesit edukativo-arsimor. Edhe pse në këtë drejtim, ''fijet'' kryesore është duke i mbajtur në duart e veta shteti, dita ditës shkohet drejt decentralizimit të arsimit dhe forcimit të institucioneve arsimore private. Madje, në shumë vende anekënd botës, prestigj më të madh kanë institucionet arsimore private në raport me ato shtetërore. Por edhe në këto raste detyra e shtetit është kontrolli i programit të tyre, i cili detyrimisht duhet të jetë në përputhje me programin dhe politikën e shtetit. Edhe në Shqipëri, prestigji i shkollave private ja kalon disa herë prestigjit të shkollave shtetërore.Kjo duket edhe në numërin e madh të studentëve që duan të studiojnë në këto shkolla në raport me shkollat shtetërore. Shteti është fenomen universal që thuajse është i ngjitur me shoqërinë. Ky fenomen, të cilin disa e quajnë "servis të elitës sunduese" e disa të tjerë "e keqe e domosdoshme", para së gjithash është një institucion ose organizatë politike, përfaqësues zyrtar i shoqërisë që i rregullon dhe i kryen punët e caktuara sociale. Ky insitucion në të kaluarën ka qenë kreaturë e oligarkive shoqërore ose e individëve. Me formimin e shoqërive qytetare është forcuar prirja që shteti t'u përkasë të gjithë njerëzve që jetojnë në kuadër të një shoqërie. Është forcuar ndjenja për barazinë mes njerëzve dhe kështu në skenë ka dalë shteti liberal-demokratik, të cilin Fukuyama e quan ''kulm të evolucionit të historisë njerëzore në aspekt të rregullimit shoqëror''. Por duhet theksuar se sot,fatkeqësisht uk ndodhemi më në epokën e Linkonit apo Rusveltit, të cilët çdo veprim dhe mendim të tyre e kishin në të mirën e popullsis së përgjithshe dhe jo të gjithë shtetet drejtohen nga burra shteti të kalibrit dhe horizontit human të tyre. Sipas mendimit tim, shteti sot, në të gjithë botën nuk është më shërbëtor i shoqërisë që e ka nxjerë, nuk shikon interesat e individëve apo të asaj shoqërie, përkundrazi ai e ushtron pushtetin e tij pikërisht për shfrytëzuar këtë shoqëri dhe individët e saj në interes të tij, interes që nuk është më ai i pari, pra i koordinimit të punës dhe pasurive të shoqërise, por ai i shpërdorimit të këtyre pasurive për individë, klane dhe shoqeri grupesh që shkëputen nga shoqëria bazë, duke krijuar kështu një shoqëri të re mbi shoqërinë egzistuese, shoqëri kjo që përdor pikërisht të ardhurat e shoqërise bazë për tu pasuruar e ushtruar pushtetin e tyre. Kjo ''shoqeri'' e re është e interesuar që të mbajë nën presion dhe kërcënim të vazhdueshëm shoqërine bazë, për të mos humbur privilegjet e tyre. Kështu ndodh që një grupim i caktuar pushtetarësh, nëpërmjet mjeteve jo demokratike, si korrupsioni, vjedhja nëpërmjet tenderave dhe koncesioneve etj, duke shfrytëzuar pikërish hapërsirën demokratike të shtetit demokratik, e vënë veten e tyre mbi shtetin demokratik dhe e përdorin atë, shtetin, për të shtypur çdo revolte demokratike të masës popullore, revoltë e cila në thelb synon rikthimin e demokracisë në jetën e shtetit dhe të shtetasve. Kështu ka ndodhur që demokracitë të shndrohen në diktatura pa pritur e pa kuptuar. Këtu duhet që pikërisht ata, mbajtësit e shtetit demokratik, pra popujt, të ushtrojnë të drejtën e tyre për demokraci. Dhuna e shtetit mbi shtetasit, që me mjete paqësore kërkojnë demokratizimin e shtetit, është gjithmon e papranueshme. Kjo dhunë, është në fakt prova e parë e fajësisë së shtetit dhe pikërisht për këtë dhunë, pra për këtë faj, shteti demokratik, që e ka kaluar cakun e demokracisë, duhet të rikthehet në kufijtë e demokracisë të caktuar më kushtetutë. Kjo është detyra numër Një e politikanëve. Dhe në rast se politikanët demokratë nuk e kryejnë detyrën e tyre kundrejt shtetit dhe shtetasve, egziston gjithmon rreziku që të përfitojnë nga "rrëmujat" dhe "pakënaqësitë" forca ekstremiste,veprimet e të cilëve ose sjellin anarki ose sjellin lindjen e një diktature. Dhe ne i kemi provuar, fatkeqësisht, peshën e rrëndë të tyre. (refleksione mbi 21 janarin) Autori është student i UET
上一篇:Carl_Robbins_Case_Study 下一篇:Building_an_Ethical_Organizati